Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-09-2023

Njohuritë Financiare

Sot më 28 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID, projekti i Drejtësisë Komerciale është duke e zhvilluar trajnimin e radhës për bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale me temë: “Njohuritë Financiare”.

Qëllimi i këtij trajnimi dy ditor është që bashkëpunëtorëve profesional në Gjykatës Komerciale të j’u ofrohen njohuri më të thelluara në fushën e njohurive financiare duke përfshirë elementet e pasqyrave financiare, llojet e raporteve financiare, kornizat e raportimit etj.

Gjatë ditës së dytë pjesëmarrësit do ta kenë rastin që të diskutojnë edhe për kontestet financiare mes operatorëve me impakt ekonomik, llojet e dëmeve gjatë transaksionit mes palëve, çështjet tatimore dhe fiskale.

Pjesë e metodologjisë trajnuese do të jenë edhe rastet praktike të përgatitura nga trajnuesi z. Lekë Musa – ekspert financiar, me ç’rast pjesëmarrësit do ta kenë rastin të ballafaqohen me probleme nga praktika.

Përfitues të trajnimit janë bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :