Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2023

Nën moduli: Kallëzimi penal, sesioni i dytë: Kallëzimi penal nga burimet tjera

Më 02 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kallëzimi penal”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë  trajtuar: Kallëzimi penal nga organet tjera shtetërore, Kallëzimi penal nga personat / qytetarët, kallëzimi penal i rremë dhe pasojat e tij, raporti i veçantë   dhe sigurimi i të dhënave plotësuese nga vet prokurori

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :