Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-10-2023

Nën moduli: Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale, sesioni i dytë: Zgjerimi dhe pezullimi i hetimeve

Më 03 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: zgjerimi i hetimeve dhe pezullimi i hetimeve

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :