Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-10-2023

Nën moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i dytë: Përkufizimet e masave të veçanta hetimore

Më 03 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qëllimi dhe llojet e masave, procedurat dhe kushtet e përgjimit të komunikimeve elektronike për qëllime të procedurës penale, ruajtja dhe shkatërrimi i të dhënave dhe mbikëqyrja e përgjimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :