Më 05 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shtojca ligjore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
05-10-2023