Më 06 – 07 korrik 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin dy ditorë me temë “Trafikimi me njerëz dhe kontrabandimi me migrant ”.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues do të trajtohen: Mbrojtja dhe asistimi i viktimave të trafikimit, parandalimi i trafikimit me njerëz, përforcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes akterëve kyç, mënyrat e luftimit efektiv të të gjitha formave të trafikimit me njerëz si dhe Dallimet dhe ngjashmëritë në mes trafikimit dhe kontrabandimit me migrant.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, gjyqtarë për të mitur dhe prokurorë të nivelit themelor dhe prokurorë të PSRK, hetues policorë, mbrojtësit e viktimave.
06-07-2017