Më 09 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kallëzimi penal”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: bazat për hudhjen e kallëzimit penal, hudhja e kallëzimit penal pas sigurimit të të dhënave plotësuese dhe aktvendimi mbi hudhjen e kallëzimit penal
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
09-10-2023