Më 10-11 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me IRZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Gerhard Karl Brinker, Prokuror Kryesues, Prokuroria e Hamburgut Drejtues i Seksionit për Rikuperimin Pasuror dhe Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe znj. Donika Mehmeti Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Hamburgut.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Trajnimi ka fokus kuadrin ligjor kosovar dhe praktika aktuale e pastrimit të parave në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe do të ofrohet një vështrim në bazat ligjore gjermane dhe praktika më të mira.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet, bashkëpunëtorët profesional dhe ekspertët të PSRK si dhe hetuesit policor.
10-10-2023