Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2023

Nën moduli: Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i parë -Përgjegjësia penale e personit fizik

Më 10 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit  z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën e Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto tema: përgjegjësia penale e personave fizik, shkaqet e papërgjegjësisë dhe masat që mund të ju shqiptohen ndaj të pandehurve me çrregullime mendore. Metodologjia e trajnimit zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :