Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-10-2023

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështje civile

Më 12-13 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar Trajnimin me temë Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në çështje civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Donikë Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës, z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me tematikën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në lëmin civile.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe të Apelit, bashkëpunëtorët profesional si dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë për bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë.

Shpërndaje :