Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2023

KEDNJ-së si dhe korniza ligjore nacionale në rastet e diskriminimit dhe raporti me ligjet e tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore

Më 17-18 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE, janë duke realizuar Trajnimin me temë KEDNJ-së si dhe korniza ligjore nacionale në rastet e diskriminimit dhe raporti me ligjet e tjera me theks në Ligjin e Punës dhe Ligjin e Procedurës Kontestimore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

z. Safet Krasniqi, Profesor në Universitetin e Prizrenit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin e lëndëve të diskriminimit që gjithsesi prekin procedurat e parapara me ligjet tjera, në veçanti Ligjin për Procedurën Kontestimore dhe Ligjin e Punës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :