Më 18 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: procedurat alternative të ndërmjetësimit, zgjidhja e kontesteve gjyqësore në lëmine penale përmes ndërmjetësimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
18-10-2023