Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2023

Nën moduli: Vendi i ngjarjes dhe forenzika, sesioni i parë: Vendi i ngjarjes dhe hapat e parë që duhet ndërmarrë

Më 23 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnueses znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: baza ligjore, vendi i ngjarjes, mënyra e veprimit në çastet e para, këqyrja-pikat kryesore, ardhja në vend të ngjarjes, krijimi i versioneve të ndryshme të ngjarjes, elaborimi i krijimit të versioneve, indiciet, Shfrytëzimi i indicieve në zbardhjen e veprave penale, klasifikimi i indicieve, mënyra e kryerjes së veprës penale si indicie dhe sjellja e dyshimtë e personit të caktuar si indicie.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :