Më 23 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi”, në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: praktikat e gjykatave vendore dhe ndërkombëtare rreth trajtimit të rasteve për konfiskim dhe praktika e mira ndërkombëtare të barten edhe brenda sistemit prokurorial.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
23-10-2023