Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-10-2023

Nën moduli: Vendi i ngjarjes dhe forenzika, sesioni i dytë: Sigurimi i vendit të ngjarjes dhe fazat e kryerjes së këqyrjes

Më 24 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnuesit znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: sigurimi i vendit të ngjarjes, përcaktimi i madhësisë hapësinore të vendit të ngjarjes, klasifikimi i vendit të ngjarjes, komunikimi në vendin e ngjarjes, kryerja e këqyrjes të vendit të ngjarjes, plotësimi i këqyrjes së vendit të ngjarjes, rikonstruktimi ideor, kontrollimi personal i pjesëmarrësve të ngjarjes, dokumentimi i gjendjes në vendin e ngjarjes dhe skicimi i vendit të ngjarjes, fotografimi dhe vidoefilmimi i vendit të ngjarjes.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :