Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Krimet e Luftës – Sesioni II

Më 01-02 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimet e Luftës – Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Drita Hajdari, prokurore në PSRK, z. Petko Petkov, ish gjyqtar në EULEX, z. Paul Flynn, ish prokuror në UNMIK dhe EULEX, z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Amer Alija, avokat & FDHK.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me legjislacionin penal në tërësi në Kosovë i cili trajton veprat penale të krimeve të luftës, e po ashtu edhe legjislacionin penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale apo ligjin më të favorshëm   për kryerësit e kësaj vepre penale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Gjykata e Apelit, Gjyqtar nga Gjykata Themelore Departamenti Special, Prokuror nga Prokuroria Speciale dhe bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Speciale.

 

Shpërndaje :