Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-11-2023

Vizitë e Gjyqtarëve të sapoemëruar në Doganën e Kosovës

Sot më 07 nëntor 2023, Gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata X) në kuadër të Programit për Trajnime Fillestare janë duke e realizuar vizitën në Doganën e Republikës së Kosovës.

Kjo vizitë është vazhdimësi e vizitave të realizuara nga Gjyqtarët në Institucione jo gjyqësore sipas programi të trajnimit fillestar.

Qëllimi i vizitës është që gjyqtarët të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën.

Objekt i shqyrtimit gjatë trajnimit janë veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal.

Gjithashtu do të diskutohen edhe veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënja dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe dy trajnuesve të angazhuar nga Dogana, z. Liridon Buzhala dhe z. Ajet Sejdija.

Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata X).

Shpërndaje :