Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2023

Mbrojtja dhe siguria e gazetareve

Më 15 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ne bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti PRO-FREX-K, janë duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja dhe siguria e gazetareve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Joan BARATA, Ekspert i Këshillit të Evropës, z. Agron HAZIRI, Shef i sektorit të hetimeve, Policia e Kosovës dhe z. Kreshnik GASHI, Gazetar, KALLXO.com

Trajnimi ka për synim të rrisë kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e sigurisë së gazetareve dhe mbrojtjen e tyre, i cili ka për qëllim që të trajtojë aspektet e ndryshme të rëndësishme për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve me fokus në rastet më të njohura të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në rastet vendore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga regjionet e ndryshme, bashkëpunëtorë profesional si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :