Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-11-2023

Nën moduli: Procesverbalet, sesioni i tretë: Shikimi i procesverbalit dhe shkresave të lëndës

Më 21 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procesverbalet”, në mbështetje të trajnuesit z. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorin e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qasja e të dyshuarit dhe të pandehurit në shkresat e lëndës, qasja e të dëmtuarit dhe mbrojtësit të viktimës në shkresat e lëndës, kualifikimet e interpretëve ose përkthyesve, procesverbalet e shqyrtimit gjyqësor dhe procesverbali i gjykatës në zbatimin e mundësisë hetuese të veçantë.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :