Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2023

E drejta për një proces të rregullt gjyqësor-KEDNJ dhe praktika gjyqësore-Aspekti penalo juridik

Më 22 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me OSBE, janë duke e realizuar trajnimin me temë “E drejta për një proces të rregullt gjyqësor-KEDNJ dhe praktika gjyqësore-Aspekti penalo juridik”.

Trajnues Të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Gjithashtu synohet zbërthimi i nocioneve dhe interpretimi që bënë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg për gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me të drejtën për një procese të rregullt në kontekst të nenin 6 të KEDNJ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.

 

 

 

Shpërndaje :