Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2023

Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave-ankesave në lëmin penale

Më 23 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave-ankesave në lëmin penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Nexhmi Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,  z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me marrëdhëniet midis të Gjykatës Kushtetuese dhe atyre të rregullta, dhe veçanërisht marrëdhënieve të gjykatave kushtetuese dhe atyre të larta.

Metodologjia e këtij trajnimi është bashkëbisedim interaktiv lidhur me çështjet nga praktika gjyqësore aktuale e kësaj gjykate sipas kërkesave - ankesave në lëmin penale si dhe mbi rolin e kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :