Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-11-2023

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i tretë: Dëshmitarët e mbrojtur dhe dëshmitarët bashkëpunues

Më 27 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetorë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet, urdhri për masa mbrojtëse, urdhri për anonimitet nga publiku, urdhri për anonimitet prej të pandehurit, forma e urdhrit për anonimitet, ndalimi i parashtrimit të pyetjeve që mund të zbulojnë identitetin dhe dëshmitarët bashkëpunues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :