Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2023

Nën moduli: Ekspertiza dhe analiza, sesioni i pestë: Eksperimentimi/Ekspertiza nga lëmia e komunikacionit rrugor

Më 29 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë. 

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: analizat molekulare e gjenetike dhe analizat e ADN-së, analiza psikologjike, analiza kompjuterike dhe ato financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :