Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-05-2012

PVAL Tryezë pune: Veprat penale kundërvajtëse nga lëmia e ekonomisë

Tryezë pune: Veprat penale kundërvajtëse nga lëmia e ekonomisë

Më 02 maj 2012, IGJK, organizoj tryezën e punës nga lëmia kundërvajtëse me temë Kundërvajtjet nga Lëmia Ekonomike. 
Qëllimi i kësaj tryeze pune konsistonte në përshkrimin e procedurës kundërvajtëse deri nënxjerrjen  e një aktvendimi me fokus nënatyrën dhe rëndësinë e kundërvajtjeve ekonomike. 

Ndër objektivat kryesore të kësaj tryeze  ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
 - Përkufizojnë aktvendimin në procedurën kundërvajtëse; 
 - Krahasojnë mjetet  e rregullta juridike në procedurën kundërvajtjes;
 - Identifikojnë  problemet rreth përmbajtjes së kërkesës për fillim të procedurës kundërvajtëse nga lëmia e ekonomisë;
 - Vlerësojnë përgjegjësinë kundërvajtëse të personit juridik dhe personit përgjegjës; 
 - Përpilojnë aktvendimin në procedurën kundërvajtëse.

Gjatë tryezës janë trajtuar çështjet si: nxjerrja e aktvendimit në procedurë të shkurtër, komunikimi, përpilimi dhe dërgimi i  tij, prapësimi si mjet i rregullt juridik, kërkesa për përsëritjen e procedurës. Gjithashtu, janë përfshirë në diskutim kundërvajtjet ekonomike ku me fokus të veçantë është shpjeguar  përmbajtja e kërkesës për fillim të procedurës kundërvajtëse nga lëmia ekonomike, koha e kryerjes, rrjedhja e afateve për parashkrim, personi juridik si i pandehur në procedurën kundërvajtëse, baza e përgjegjësisë së personit juridik dhe personit përgjegjës si dhe, është bërë një vështrim i shkurtër i disa ligjeve për kundërvajtjeve nga praktika e lëmisë  ekonomike.

Gjatë tryezës  u diskutuan edhe disa raste praktike  dhe në fund përmes ushtrimit praktik pjesëmarrësit përpiluan tri llojet e aktvendimit (mbi dënimin,lirimin dhe pezullimin). Qëllimi i këtij ushtrimi ishte eliminimi i dilemave  të ndryshme të shfaqura në praktikë. Përfitues ishin gjyqtarët e Gjykatave Kundërvajtëse nga të gjitha regjionet.

Shpërndaje :