Më 03 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Matja e dënimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohen: Rregullat e përgjithshme për matjen e dënimit, Rrethanat lehtësuese dhe renduese, Zbutja e dënimit dhe ashpërsimi i dënimit për recidivizëm, Mundësia e lirimit nga dënimi, Dënimi për bashkim të veprave penale të vazhduara, Llogaritja e dënimeve për personat e dënuar dhe në paraburgim.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e nivelit themelor dhe të Apelit.
03-10-2017