Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2017

Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit Sesioni II

Më  06-07 tetor  2017,  Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit Sesioni II”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohen:   Analizat forenzike; Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në të dhënat financiare;  Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë; Intervistat dhe përgatitja për gjykim; Përdorimi i mjeteve të institucioneve relevante për luftimin e korrupsionit në qasjen në rekordet financiare; Analizimi i transaksioneve të rriskut të lartë; Teknikat e intervistimit dhe sfidat;

Intervistimi i dëshmitarëve potencial; Intervistimi i objektivëve të mundshëm; Radhitja e provave; Argumentet e mundshme të mbrojtjes dhe sfidat në gjyq.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, zyrtarë doganorë.

Shpërndaje :