Më 18 tetor 2017, U.D. Drejtori i Akademisë së Drejtësisë ka pritur në takim një delegacion të juristëve të rinj të Gjermanisë, i cili është organizuar me iniciativën dhe mbështetjen nga GIZ.
Në këtë takim, z. Besim Morina prezantoi punën e Akademisë, duke njoftuar në detaje për aktivitetet që zhvillon Akademia, rolin, strukturën, bazën ligjore, programet trajnuese dhe mandatin e Akademisë.
Nga ana tjetër juristët e rinj gjerman u shprehën të kënaqur me vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe përmes pyetjeve të ndryshme shprehën interesimin e tyre për llojet e trajnimeve si dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në fund të takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe praktikës në fushën e trajnimeve gjyqësore dhe zhvillimit të kapaciteteve në fushën e gjyqësorit.
18-10-2017