Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2017

Aktivitetet e realizuara në PTF – për prokurorët e sapo emëruar

Akademia e Drejtësisë, gjatë muajit shtator, ka realizuar aktivitete në kuadër të PTF-së, për prokurorët e sapoemëruar të shtetit, ashtu siç ishin planifikuar me program.

Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet si në vijim: në kuadër të nën-modulit “Marrja dhe komunikimi i vendimeve dhe dërgimi i shkresave” është realizuar një (1) sesion trajnues.

Në kuadër të nën-modulit “Etikë profesionale”  janë realizuar shtatë (7) sesione trajnuese, përmes së cilave janë trajtuar: historia e Kodeve të Etikës, veprimtaritë  gjyqësore dhe jo gjyqësore të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë, përgjegjësitë gjyqësore dhe administrative, pavarësia – përmbajtja dhe vlera juridike e parimit të pavarësisë – influenca e ushtruar nga ekzekutivi dhe legjislativi, paanshmëria dhe parimet e përgjithshme të etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorë.

Si pjesë e nën-modulit “Shqyrtimi fillestar, i dytë dhe shqyrtimi kryesor” janë realizuar katër (4) sesione trajnuese, ku janë trajtuar: shqyrtimi fillestar, marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit, kundërshtimi i provave, kërkesës për hedhjen e aktakuzës dhe shqyrtimi i dytë, shqyrtimi gjyqësor dhe përgatitjet për shqyrtim gjyqësor si dhe rrjedha e shqyrtimit gjyqësor.

Në kuadër të nën-modulit “Hetimi i krimeve financiare” janë realizuar 2 sesione trajnuese.

Pjesë e aktiviteteve të realizuara në këtë periudhë, ishin edhe trajnimet praktike të realizuara në institucionet jo-gjyqësore. Në këtë kuadër, janë realizuar dy (2) programe, njëri në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik si dhe tjetri në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërsa si pjesë të trajnimit praktik, në institucionet gjyqësore, prokurorët e sapoemëruar kanë vazhduar praktikën në prokuroritë përkatëse konform orarit të përcaktuar me program.

 

Shpërndaje :