Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-12-2023

Trajnim për Komisionet për vlerësimin e performancës në KGJK dhe KPK

Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e Chemonics, në vazhdën e ofrimit të trajnimeve për Gjyqtarët dhe Prokurorët për qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale, nga data 18 dhjetor ka realizuar punëtori dy ditore për Komisionet për vlerësimin e performancës në KGJK dhe KPK.

Ky trajnim ka ardhur si vazhdimësi e aktiviteteve të vitit të kaluar dhe punës me Komisione, prej të cilave kanë rezultuar edhe zhvillimet e kurrikulave trajnuese për anëtarët e këtyre Komisioneve brenda KGJK dhe KPK.

Gjatë trajnimit u vlerësua lartë nevoja për trajnime shtesë dhe specializim për anëtarët e Komisionit për vlerësim të performancës sidomos në vlerësimin e indikatorëve matës për shkak të vështirësive të cilat hasen gjatë zbatimit të rregullores për vlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Gjithashtu u diskutuan edhe ndryshimet e nevojshme legjislative të akteve të brendshme, të cilat do u mundësonin Komisioneve një punë më praktike dhe të matshme.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë edhe për proceset e vlerësimit dhe ankimimit, vëzhgimi dhe monitorimi në praktikë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, paragjykimet e pavetëdijshme, sistemet për mbledhjen e informatave si dhe për çështjet e integritetit dhe etikës.

I tërë trajnimi është moderuar dhe udhëhequr nga dy ekspertët britanik z. Jonathan Caroll dhe z. Allan Cansick.

Pjesë e trajnimit ishin: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Kryetari i Gjykatës Supreme, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Kryetarë të Gjykatave dhe Kryeprokurorë, Gjyqtarë nga Gjykata Supreme, anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, anëtarë të Komisionit për vlerësimin e performancës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Inspektorë të lartë Gjyqësorë, zyrtarë të statistikave, Anëtarë të Komisioneve të përhershme në KPK, Udhëheqës të Departamenteve të Trajnimeve dhe të IT, si dhe zyrtarë ligjorë.

Shpërndaje :