Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-05-2012

PTA Moduli 2: E drejta Civile Materiale dhe Procedurale

Me 16 maj 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar sesionin e dytë nga Moduli 2- E drejta Civile Materiale dhe Procedurale me temë: “Shpërblimi i dëmit material dhe jo material në rast të aksidentit të shkaktuar nga automjetet në lëvizje”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira dhe funksionale në procesin e kompensimit të dëmit dhe zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore në këto raste.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• Identifikojnë dallimet në mes dëmit material dhe jo material, 
• Njohin dispozitat adekuate që kanë të bëjnë me shpërblimin e dëmit material dhe jo material, 
• Njohin rastet kur gjykata mund të caktojë shpërblim më të vogël nga sa është shuma e dëmit dhe 
• Përcaktojnë rrethin e personave që kanë të drejtën e kompensimit të dëmit jo material.
 
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale kriteret për caktimin e dëmit jo material dhe material, përgjegjësia e automobilistëve si dhe u trajtuan disa shembuj praktik të vendimeve gjyqësore të cilat kishin për objekt shpërblimin e dëmit material dhe jo material. Të gjitha këto janë trajtuar sipas ligjit aktual por edhe në kontestin e ndryshimeve dhe risive të Ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

Përfitues të këtij trajnimi ishin kryesisht gjyqtarët e lëmisë civile të nivelit komunal dhe të qarkut si dhe gjyqtarët nga gjykatat për kundërvajtje.

Shpërndaje :