Më 15-16 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi sesionin e parë të trajnimit me temë “Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë që të kuptojnë natyrën dhe format e korrupsionit si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me korrupsion.
Ky sesion trajnimi trajtoj veprat penale korruptive, kuptimin e korrupsionit sipas legjislacionit penal në fuqi, pasojat e korrupsionit si dhe format e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional të institucioneve të mandatuara për luftën kundër korrupsionit.
Gjithashtu gjatë trajnimit u elaboruan instrumentet vendore dhe ndërkombëtare në luftë kundër korrupsionit, dilemat dhe vështirësitë e të provuarit të veprave të natyrës korruptive si dhe masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtarë.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor të regjioneve të ndryshme të Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional.
16-03-2018