Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-03-2018

Instrumentet e të drejtës penale ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve të luftës në kuadër të juridiksionit të Kosovës – Një qasje praktike

Më 21-22 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX-in realizoi trajnimin me temë “Instrumentet e të drejtës penale ndërkombëtare për ndjekjen penale të krimeve të luftës në kuadër të juridiksionit të Kosovës – Një qasje praktike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve që të kuptojnë instrumentet e disponueshme ligjore ndërkombëtare dhe vendore, që kanë të bëjnë me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të ndryshme që kanë të bëjnë me krimet e luftës. 

Në fokus të trajnimit ishin veglat praktike për kërkim të cilat janë të aplikueshme në jurisprudencën e të drejtës penale ndërkombëtare duke u ndërlidhur me praktikën gjyqësore  të vendimeve gjyqësore të Tribunaleve Ndërkombëtare.

Vëmendje parësore iu kushtua nocionit të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, të  bashkëkryerjes, ndihmës, urdhrave, duke përfshirë përgjegjësinë komanduese në të drejtën penale ndërkombëtare. Po ashtu u trajtua baza ligjore për aplikimin e teorive dhe praktikës së të drejtës penale ndërkombëtare në kuadër të juridiksionit të Kosovës kur kemi të bëjmë me krimet e luftës të cilat kanë ndodh në Kosovë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, prokurorë nga Prokuroria Speciale, gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :