Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-05-2012

PVAL Tryezë diskutimesh: “Mbrojtja nga dhuna në Familje”

Më 29 maj  2012 IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia civile me temë “Mbrojtja nga dhuna në Familje”.

Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas vijimit të këtij trajnimi do të jenë në gjendje që: 
 - Të analizojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje; 
 - Të zbatojnë në mënyrë më efikase procesin e mbrojtjes së të drejtave të viktimave; 
 - Të kuptojnë më mirë nocionin, llojet dhe pasojat e dhunës në familje si dhe njohjen me procedurën që duhet zbatuar në ato raste; 
 - Të identifikojnë dallimet në mes të urdhrit  për mbrojtje dhe urdhrit për mbrojtje emergjente.

Gjatë kësaj tryeze përmes rasteve nga praktika u analizuan çështjet që kanë të bëjnë  me format e dhunës në familje, dallimet në mes urdhrit për mbrojtje dhe urdhrit për mbrojtje emergjente dhe procedura e  nxjerrjes së këtyre urdhrave nga gjykata. 

Në tryezë u trajtuan çështjet  problematike dhe u shkëmbyen përvoja me qëllim të unifikimit të praktikës gjyqësore në zbatimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë  me  Ligjin  për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. 

Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtar nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :