Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2018

Aktivitetet e realizuara për gjyqtarët në PTF

Akademia e Drejtësisë, gjatë muajit mars, ka realizuar aktivitetet në kuadër të PTF-së, për gjyqtarët e sapoemëruar, ashtu siç ishin planifikuar me programin trajnues.

Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet nga nën modulet si në vijim: “E drejta civile” është realizuar një (1) sesion trajnues, “Procedura kontestimore pjesa e parë” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese, “Procedura kontestimore pjesa e dytë” janë realizuar gjashtë (6) sesione trajnuese dhe “Procedura Përmbarimore” janë realizuar (2) sesione trajnuese.

Në kuadër të nën-modulit “Procedura kontestimore pjesa e parë “janë trajtuar: afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës, llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së, mjetet e rregullta të goditjes dhe të jashtëzakonshme të goditjes.

Nga nën moduli “Procedura kontestimore pjese e dytë, është shqyrtuar paraqitja e padisë në gjykatën e shkallës së parë, shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi, përgatitja e seancës për shqyrtim kryesor dhe seanca për shqyrtim kryesor, mjetet provuese dhe marrja e provës dhe sigurimi i kërkesëpadisë.

Nga procedurën përmbarimore është trajtuar propozimi përmbarimor dhe vendimet e organit përmbarues lidhur me lejimin, pezullimin dhe përfundimin e procedurës dhe titujt ekzekutiv si dhe përmbarimi përmes xhirollogarive bankare. Ndërsa nga nën moduli “E drejta civile” në këtë periudhe sipas programit trajnues është realizuar një sesion trajnimi ku janë trajtuar veprimet e palejueshme (deliktet), pasurimi i pabazë dhe mbrojtja e të drejtave.

Pjesë e aktiviteteve të realizuara në këtë periudhë, ishin edhe vizitat e realizuara në institucionet  jo-gjyqësore. Në këtë kuadër, janë realizuar dy (2) të tilla, duke vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Agjencionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ndërsa në kuadër të trajnimit praktik, gjyqtarët e sapo emëruar kanë vazhduar praktikën në gjykatat përkatëse konform orarit të përcaktuar me program.

Shpërndaje :