Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-05-2012

Tryezë pune për stafin e IGJK-së

Tryezë pune për stafin e IGJK-së

Më 30-31 maj 2012, në Bogë - Pejë, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi një tryezë pune për stafin me fokusim në hartimin e raporteve, rregullave për publikime si dhe identifikimin e sfidave së bashku me rekomandimet për tejkalimin e tyre.

Qëllimi i trajnimit ishte që stafi të avancoj shkathtësitë e shkrimit të raporteve të ndryshme, të identifikojë sfidat e punës dhe idetë për tejkalimin e tyre si dhe të bëjë propozime për promovim të aktiviteteve të IGJK-së. Gjatë këtij trajnimi githashtu u hartua udhëzimi për publikimet e IGJK-së, dhe u punua rreth klasifikimit të pozitave të  stafit të IGJK-së.

Kjo tryezë u kombinua me ushtrime në grupe dhe ide kreative lidhur me publikimet e IGJK-së.

Nga trajnimi i organizuar ata që përfituan ishin vetë stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :