Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-01-2013

Risitë e Kodit Penal të Kosovës (PTA)

Më 12 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me Ambasaden Amerikane në Prishtinë, Departamentin e Drejtësisë dhe Zyrën Tejoqeanike për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial (OPDAT) realizoi sesionin trajnues të radhës me temë “ Risitë e Kodit Penal të Kosovës”. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me risitë e Kodit Penal të Kosovës i cili ka hy në fuqi me  1 janar 2013.

Gjatë trajnimit u prezantuan plotësimet dhe ndryshimet e përfshira në Kodin e ri Penal të Kosovës sipas kapitujve dhe instituteve të reja, të përfshira  në pjesën e përgjithshme dhe pjesën e veçantë. Në veqanti u trajtuan kapitujt ku përfshihen dënimet, konfiskimi, veprat penale kundër njerëzimit, veprat penale kundër jetës dhe trupit, lirive dhe të drejtave të njeriut, martesës dhe familjes, integritetit seksual, ekonomisë, pasurisë dhe shumë veprave të tjera penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët, avokatët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët policorë nga regjioni i Gjilanit.


Shpërndaje :