Më 07 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, në mbështetje të GIZ, realizoi trajnimin me temë “Barazia gjinore në rastet e trashëgimisë dhe në kontestet nga marrëdhënia e punës”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me barazinë gjinore në rastet e trashëgimisë dhe në kontestet nga marrëdhënia e punës.
Gjatë trajnimit u trajtua cenimi i pjesës së domosdoshme dhe procedura gjyqësore në rastet e cenimit, mos deklarimi i trashëgimtarëve dhe procedura pas shpalljes së trashëgimisë, diskriminimi në të drejtën e trashëgimisë në forma tjera si cenimi për së gjalli apo edhe ndarja faktike, diskriminimit në punë, mënyra e shfaqjes së diskriminimit mbi baza gjinore, mbrojta gjyqësore në rastet e diskriminimit mbi baza gjinore si dhe hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore sipas specifikave të procedurës dhe rasteve.
Pjesëmarrës në trajnim ishin gjyqtarë të nivelit themelore nga regjione të ndryshme të Kosovës.
07-06-2018