Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2018

Personat juridik si kryes të kundërvajtjes

Më 14 qershor 2018, Akademia e Drejtësisë, në mbështetje të GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin me temën “Personat juridik si kryes të kundërvajtjes”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve, lidhur me legjislacionin e zbatueshëm rreth statusit juridik të subjekteve afariste në procedurën gjyqësore.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u elaboruan temat si: mënyra e zhvillimit të procedurës për kundërvajtje ndaj subjektit afarist me cilësi të personit juridik dhe ndaj personit përgjegjës në personin juridik, përgjegjësia e personit juridik dhe e personit përgjegjës të personit juridik, subjektet afariste si biznese individuale dhe zhvillimi i procedurës ligjore ndaj tyre dhe përgjegjësia e personit fizik.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga gjykatat themelore, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje.

Shpërndaje :