Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-09-2018

Neni 5 e drejta për liri dhe siguri

Më  11 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë  është duke realizuar trajnimin me temë “Neni 5 e drejta për liri dhe siguri ”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Rastet e parashikuar me ligj për heqje të lirisë; Kur personi burgoset ligjërisht, pas një dënimi të dhënë nga një gjykatë kompetente;  Kur personi arrestohet ose burgoset ligjërisht, për mos zbatim të ndonjë urdhri të dhënë nga gjykata;  Kur është arrestuar ose paraburgosur për tu quar para autoritetit gjyqësor kompetent;  Heqja e lirisë së një të mituri ligjërisht për të cilin është vendosur edukimi i mbikëqyrur; Heqja ligjërisht e lirisë së një personi për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve; Heqja e lirisë për parandalimin e hyrjes së parregullt në atë vend, ose zhvillimi i procedurës së dëbimit ose ekstradimit.

Përfitues të  këtij trajnimi janë:  Gjyqtarët e gjykatës themelore, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet do të bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :