Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2011

Tryezë diskutimesh-Penale: Fillimi dhe Kohëzgjatja e Hetimit

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e nivelit të udhëheqjes efikase të procedurës së hetimeve. Me këtë rast u theksua se prokurori në kuadër të autorizimeve ligjore ka përgjegjësi që të mbikëqyrë ligjshmërinë e veprimeve të policisë në procedurën e mbledhjes së informacioneve dhe kur policia veprojnë nën autorizimet e tij, prokurori duhet të ketë kujdes që sigurimi i provave nga policiat të bëhet duke respektuar me përpikmëri procedurën ligjore.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit, pas këtij trajnimi do të jenë në gjendjeje që: të interpretojnë dispozitat ligjore që rregullojnë rolin e prokurorit publik gjatë fillimit dhe zhvillimit të hetimeve; të identifikojnë me lehtësi se kur prokurori publik ka mundësi që të filloj, të zgjeroj dhe të pezulloj hetimet; të vlerësojnë rolin të cilin e kanë prokurorët në mbledhjen e provave për të filluar një proces penal.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :