Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-10-2018

Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare

Më  2 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë do të organizon  trajnimin me temë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, keqpërdorimi i informatës zyrtare, konflikti i interesit, përvetësimi dhe mashtrimi në detyre, mashtrimi në detyrë, përdorimi i paautorizuar i pasurisë, marrja dhe dhënia e ryshfetit, dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj, ushtrimi i ndikimit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimit gjyqësor,  zbulimi i fshehtësisë zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, arkëtimi dhe pagesa e  kundërligjshme,   përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes dhe ekzekutimit të vendimit gjyqësor, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët të DKR të nivelit themelore dhe atij të apelit.

Shpërndaje :