Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-12-2018

Vizitë e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Akademinë e Drejtësisë

Sot më datë: 04.12.2018, Akademia e Drejtësisë, ka pritur në vizitë nxënësit e shkollës së mesme në Prishtinë “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Në kuadër të vizitës nxënësit u njoftuan për së afërmi me  veprimtarinë e Akademisë së Drejtësisë, bazën ligjore, strukturën organizative,  programet trajnuese, punën hulumtuese, llojet e trajnimeve etj.

Gjithashtu nxënësit paten rastin të shikojnë edhe objektin e Akademisë, sallat e trajnimeve, bibliotekën etj.

Shpërndaje :