Më 17-18 dhjetor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Kontratat në ekonomi ”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Kontrata franshizës dhe karakteristikat e saj;
Kontrata e asignacionit dhe karakteristikat e saj; Kontrata lizingut dhe karakteristikat e saj;
Kontrata për know-how dhe karakteristikat e saj; Kontrata për licencën dhe karakteristikat e saj; Kontratat publike, llojet e tyre, specifikat dhe karakteristikat tjera; Konventa ndërkombëtare për shitjen e mallrave, karakteristikat dhe zbatimin e saj në raportet
afariste me element të huaj; Procedurat ligjore në mbrojtjen e të drejtave të palëve afariste, në kontestet që rrjedhin nga mos përmbushja e këtyre kontratave; Mënyrat dhe kriteret e vlerësimit të elementeve specifike në rastet të pretendimeve për mos përmbushje apo kontestimin e vlefshmërisë së këtyre kontratave.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
18-12-2018