Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-02-2019

Trajnimi: “Trajnimi në vendin e punës për prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për Koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm

Më 7 dhe 8 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë  në bashkëpunim me GIZ ka  realizuar  trajnimin me  temë “Trajnimi në vendin e punës për prokurorët, që shërbejnë si pikë fokale për BJN dhe për Koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe funksionalizimi i pikave fokale në hetimin, grumbullim e provave, ekstradim dhe çështjeve problematike te cilat shfaqen në praktikë

Ky trajnim trajtoj rolin dhe  detyrat e prokurorit si pikë fokale për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.  Po ashtu u  prezantua   roli dhe detyrat  e prokurorit në autoritetin e ndërmjetëm si koordinator për pikat fokale të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, bashkëpunimi në mes të pikave fokale për ndihmën e ndërsjellë juridike në prokuroritë themelore dhe koordinatorin për BJN në Kryeprokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm. Vëmendje iu kushtua  shqyrtimit paraprak të  kërkesave të brendshme nga pikat fokale, shqyrtimi formal nga koordinatori, fushëveprimi i shqyrtimit formal/vendimet dhe propozimet e arsyeshme për grupet e rasteve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin zëvendskryeprokurorja e shtetit,  kryeprokuror, prokuror nga prokuroria speciale si dhe prokuror  nga niveli themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :