Më 27 shkurt 2019, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID organizojnë trajnimin me temë : Mënyrat e Fitimit të Pronësisë.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Ligji për marrëdhëniet themelore pronësoro-juridike, Ligji për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, mbrojtja dhe pushimi i servituteve si dhe problematikat më të shpeshta që hasen në praktikën gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesionale nga Gjykatat Themelore – Mitrovicë.
26-02-2019