Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-01-2019

Vizita e prokurorëve të sapo emëruar (Gjenerata VII) në “Agjencinë Kadastrale të Kosovës”

Më 31 janar 2019,  Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare, organizoi për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII) vizitë në “Agjencinë Kadastrale të Kosovës”.

Në kuadër të kësaj vizite, prokurorët u njoftuan për së afërmi me ligjshmërinë, punën, veprimtarinë, dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Në vizitën e prokurorëve në këtë Agjenci u bë një përmbledhje e shkurtë rreth punëve, aktiviteteve si dhe ligjeve dhe sistemeve që përdor Agjencia Kadastrale e Kosovës për administrimin e regjistrave pronësorë, me theks të veçantë pjesën tekstuale dhe grafike të të dhënave pronësore.

Gjatë trajnimit prokurorët u njoftuan me objektivat e Agjencisë të cilat kanë të bëjnë me: Regjistrimin e parcelave, ndërtesave, objekteve afariste, dhënia e lejeve për banim, emërimi i rrugëve, fotografimi i objekteve të banimit dhe vendosja e tyre në harta topografike, punët gjeodezike,  dhe matjet shtetërore. Në fokus kishin edhe shqyrtimin e E-Kioskut sistem i ri për marrjen e certifikatës së pronës.                                                                                                                                                                    

Prokurorët shpalosën ankesa dhe kërkesa, dhe prezantuan sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë trajtimit të lëndëve. Po ashtu, prokurorët dhe ekspertët e AKK-së trajtuan edhe mundësinë e ngritjes së shkallës së bashkëpunimit sa i përket shpërndarjes së informacioneve të sakta dhe kualitative.

Përfitues të trajnimit ishin Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII) 2018-2019.

Shpërndaje :