Më datë 01.03.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit”.
Temat që do të trajtohen janë: Kushtet për zbatimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe të hetimit, Standardet që duhet plotësuar për masat e fshehta, regjistrimi i bisedave telefonike, zbulimi i të dhënave financiare dhe kontrollimi i dërgesave postare, përgjimi i telekomunikimeve ose përgjimi i komunikimeve me anë të rrjetit kompjuterik etj.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), 2017-2018.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
01-03-2019