Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-03-2019

Dhuna në familje

Më 14 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për profesione e lira, mbështetur nga UNDP do të organizojë trajnimin dedikuar zyrtarëve të Agjencisë për Ndihmë Juridike falas me temën e lartpërmendur.

Çështjet që do të adresohen me rastin e këtij trajnimi kryesisht do të jenë rreth kornizës ligjore vendore dhe ndërkombëtare, format e shfaqjes së dhunës në familje, urdhri për mbrojtje, kushtet për caktimin e urdhrit për mbrojtje si dhe masat për parandalimin e dhunës. Gjithashtu do të adresohen edhe çështjet rreth procedurës gjyqësore, vendimeve gjyqësore, ekzekutimi i urdhrit për mbrojtje dhe pasojat për shkelje të urdhrit për mbrojtje si dhe diskutimi i rasteve praktike të ANJF.

Shpërndaje :