Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-03-2019

Kontrolli dhe Konfiskimi

Më datë 21 dhe 22 Mars 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “Kontrolli dhe konfiskimi”.

Temat që do të diskutohen janë: Sekuestrimi i përkohshëm, Bazat themelore per sekuestrim dhe procedura /si prove, si mundësi dhe si dobi, Sendet qe nuk munde te sekuestrohen përkohësisht, Kuptimi i Sekuestrimit dhe konfiskimi si dy forma të marrjes së pasurisë së përfituar me vepër penale, Baza Juridike për marrje të pasurisë së përfituar me vepër penale, Bazat juridike ne legjislacionin tone per  sekuestrimi dhe konfiskimi etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

 

 

 

Shpërndaje :