Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-01-2013

Kodi i Drejtësisë për të Mitur (PTA)

Më 22 dhe 23 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me UNICEF, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim  realizoi një trajnim dy ditorë nga moduli “ Kodi i Drejtësisë për të Mitur”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore sa i përket masave dhe dënimeve të zbatueshme ndaj të miturve si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me procedurën për të mitur.
Në ditën e parë të trajnimit u prezantuan parimet e procedurës për të mitur, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, masat e diversitetit dhe ndërmjetësimi. Ndërsa në ditën e dytë në fokus ishin masat edukuese, burgimi për të mitur dhe gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve.
Me rastin e këtij trajnimi pjesëmarrësve iu shpërnda moduli trajnues: Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe Protokoli i Përbashkët Referues Për Institucionet e  Drejtësisë për Fëmijë.
 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, Qendra për Punë Sociale dhe zyrtarë  nga Policia e Kosovës. 

Shpërndaje :